
Fizioterapi
Fizioterapia është një shkencë mjekësore e cila ka si qëllim trajtimin e patologjive të ndryshme ortopedike, neurologjike, kardiovaskulare, reumatizmale, pediatrike etj. Fizioterapia ka qëllim parandalues dhe gjithashtu trajtues, rehabilitues. Fizioterapisti i vjen në ndihmë njerëzve, të të gjitha moshave në një seri patologjish të cilat prekin: artikulacionet, indet e buta, kockat, sistemin nervor, zemrën dhe qarkullimin e gjakut, mushkëritë dhe frymëmarrjen etj. Në këtë njësi do të gjeni kurse, trajnime profesionale të cilat do t’iu vijnë në ndihmë profesionistëve gjatë seancave të tyre të rehabilitimit dhe punës me pacient duke zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e tyre. Një nga objektivat e kësaj njësie është sjellja e teknikave, metodave risi të rehabilitimit fizik duke përfshirë moshat adulte, geriatrike dhe pediatrike. Gjithashtu kjo njësi ka si qëllim promovimin e rëndësisë së aktivitetit fizik në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.
ZGJIDHNI KURSIN TUAJ
Teoria Neurokonjitive, e ideuar nga Prof. Carlo Cesare Perfetti (1940–2020) në vitet ’70, studion rekuperimin e organizimit motor për subjektet që vuajnë nga patologjitë neurologjike me origjinë qëndrore ose periferike, sindromat e dhembjes, patologjitë degjenerative dhe muskolo-skeletore.
Kjo teori beson që për të realizuar një lëvizje të evoluar, është e domosdoshme të adoptohen modalitete që përfshijnë trupin dhe mendjen si unitet, në mënyrë të integruar.
Patologjia në përgjithësi (kryesisht ajo neurologjike) shkatërron unitetin mendje-trup në mënyrë të rëndë, me pasoja për subjektin, si humbja e kapacitetit të perceptimit të tij si unitet. Teoria Neurokonjitive tenton të veprojë në cilësinë e rekuperimit, si spontan dhe të drejtuar nga Fizioterapistët duke aktivizuar proçeset konjitive dhe modalitetet e aktivizimit të tyre.
Ky kurs ka si qëllim integrimin e Yogës terapeutike dhe rehabilitimit. Teknikat e mësuara janë të thjeshta dhe të mirëmenduara për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve dhe shëndetit të tyre fizik, psikik dhe emocional. Po ashtu dhe përdorimi i metodave të ndryshme për menaxhimin e stresit dhe ankthit.
Së shpejti…
PYETJET E SHPESHTA (FAQ)
A njihen me kredite këto kurse?
Po nga Urdhëri i Psikologut, dhe QKEV.
Kush mundet të marrë pjesë?
Profesionistët e shëndetit fizik dhe mendor, praktikantë, studentë dhe cdokush interesuar në temat specifike.
Sa është kosto e trajnimit?
Kostot vendosen sipas kohëzgjatjes dhe specifikave të tjera të kursit.