Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis
Ky program do të shërbejë për të konsoliduar dhe thelluar njohuritë mbi problematikën e mbrojtjes së mjedisit dhe të ndotjeve që shkaktohen në mjedis si rezultat i zbatimit të projekteve të ndryshme. Fushat e ekonomisë dhe aktivitetet në këto fusha janë të shumtë për rrjedhoje dhe analiza e impaktit të tyre në mjedis kërkon njohur të thella dhe të gjithanshme. Pjesëmarrësit edhe nëse kanë njohuri lidhur me mjedisin dhe impaktin që kanë në mjedis projekte te caktuara, në këtë kurs ata do te mund të thellojnë njohuritë e tyre veçanërisht për aktivitete specifike apo për çeshtje të cilat kërkojnë njohuri në fusha të caktuara të shkencës, si kimi, fizikë, gjeologji, hidrologji, biologji, etj.
ZGJIDHNI KURSIN TUAJ
Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (VNM) është procesi i vlerësimit të ndikimeve të mundshme mjedisore të një projekti ose zhvillimi të propozuar, të ndërlidhur këto me aspektet socio-ekonomike dhe kulturore. Raporti i VNM-së është një ndër dokumentat e kërkuar para fillimit të cdo projekti ose zhvillimi.
PYETJET E SHPESHTA (FAQ)
Sa kushton një kurs?
Çmimet e kurseve janë në varësi të llojit të tyre. Kurset 1 ditore kushtojnë nga 2000-5000 lekë. Kurset e Formimit Profesional nga 10.000-20.000 lekë. Kurset afatmesme të formimit profesional 3-4 muaj kushtojnë nga 20.000-100.000 lekë. Pagesa e kurseve të formimit profesional realizohet edhe me 2-3 pjesë përgjatë kohështrirjes së tyre.
A njihen dhe janë të akredituara kurset dhe trajnimet tuaja?
PO..çdo program është i licensuar dhe akredituar dhe njihet si brenda ashtu edhe jashtë vendit si në institucionet publike ashtu edhe në ato private.
A merr certifikatë në fund të kursit/trajnimit?
PO, pas përfundimit të kursit/trajnimit dhe përmbushjes së të gjithë detyrimeve përkatëse të prezencës, testimeve dhe rezultatit final, pajisesh me certifikatë. Nëse zhvilloni trajnim 1-2 ditor merrni Certifikatë Pjesëmarrjeje dhe nëse zhvilloni trajnim 3 ditor deri 4 mujor pajiseni me Certifikatë Vlerësimi.
A realizohet me këste pagesa e trajnimit/kursit?
PO..realizohet me 2-3 këste përgjatë kohështrirjes. 30% para fillimit të tij; 50% përgjatë zhvillimit dhe 20% në përfundim të tij