Menaxhimi i Mjedisit

Menaxhimi mjedisor mund të kuptohet si menaxhimi i marrëdhënieve tona me mjedisin. Për të gjithë ne, kjo marrëdhënie është nën një presion në rritje. Pse menaxhimi mjedisor është jetik për qëndrueshmërinë tonë? Çfarë lloj menaxhimi mjedisor na nevojitet tani? Ky kurs do të sigurojë mjetet e nevojshme për të zbatuar përputhshmërinë e duhur mjedisore dhe një program efektiv mjedisor. Pjesëmarrësit do të mësojnë se si të kuptojnë dhe interpretojnë ligjet dhe rregulloret e AKM-së, si të pajtohen më mirë me këto rregullore, si të minimizojnë përgjegjësinë civile dhe penale dhe si të krijojnë një vend pune pa rreziqe të njohura nga mjedisi, të cilat janë të zakonshme për industrinë, ndërtimin dhe agjencitë qeveritare.

ZGJIDHNI KURSIN TUAJ

Ky kurs synon të pajis pjesmarrësit me mjetet e nevojshme për të zbatuar përputhshmërinë e duhur mjedisore dhe një program efektiv mjedisor. Pjesëmarrësit do të mësojnë se si të kuptojnë dhe interpretojnë ligjet dhe rregulloret e AKM-së dhe, si të pajtohen më mirë me këto rregullore.

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (VNM) është procesi i vlerësimit të ndikimeve të mundshme mjedisore të një projekti ose zhvillimi të propozuar, të ndërlidhur këto me aspektet socio-ekonomike dhe kulturore. Raporti i VNM-së është një ndër dokumentat e kërkuar para fillimit të cdo projekti ose zhvillimi.

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (VNM) është procesi i vlerësimit të ndikimeve të mundshme mjedisore të një projekti ose zhvillimi të propozuar, të ndërlidhur këto me aspektet socio-ekonomike dhe kulturore. Raporti i VNM-së është një ndër dokumentat e kërkuar para fillimit të cdo projekti ose zhvillimi.

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Sa kushton një kurs?

Çmimet e kurseve janë në varësi të llojit të tyre. Kurset 1 ditore kushtojnë nga 2000-5000 lekë. Kurset e Formimit Profesional nga 10.000-20.000 lekë. Kurset afatmesme të formimit profesional 3-4 muaj kushtojnë nga 20.000-100.000 lekë. Pagesa e kurseve të formimit profesional realizohet edhe me 2-3 pjesë përgjatë kohështrirjes së tyre.

A njihen dhe janë të akredituara kurset dhe trajnimet tuaja?

PO..çdo program është i licensuar dhe akredituar dhe njihet si brenda ashtu edhe jashtë vendit  si në institucionet publike ashtu edhe në ato private.

A merr certifikatë në fund të kursit/trajnimit?

PO, pas përfundimit të kursit/trajnimit dhe përmbushjes së të gjithë detyrimeve përkatëse të prezencës, testimeve dhe rezultatit final, pajisesh me certifikatë. Nëse zhvilloni trajnim 1-2 ditor merrni Certifikatë Pjesëmarrjeje dhe nëse zhvilloni trajnim 3 ditor deri 4 mujor pajiseni me Certifikatë Vlerësimi.

A realizohet me këste pagesa e trajnimit/kursit?

PO..realizohet me 2-3 këste përgjatë kohështrirjes. 30% para fillimit të tij; 50% përgjatë zhvillimit dhe 20% në përfundim të tij

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj