Integrimi i migrantëve dhe Ndërkulturalizmi

Zhvillimi i kompetencave kulturore dhe sociale për një integrim të qëndrueshëm. Ky modul fokusohet në mbështetjen e migrantëve dhe të rikthyerve për t’u integruar me sukses në komunitetin pritës, duke zhvilluar ndjeshmëri kulturore, kompetenca ndërkulturore dhe aftësi për ndërveprim social e profesional në një mjedis të ri.

ZGJIDHNI KURSIN TUAJ

Njohja e vlerave, traditave dhe sistemeve të ndryshme shoqërore.

Informim mbi kornizat ligjore, detyrimet dhe të drejtat bazë.

Orientim mbi sjelljen dhe pritshmëritë kulturore në mjedise të ndryshme.

Udhëzime praktike për përdorimin e sistemeve të shëndetit, arsimit, strehimit dhe ndihmës sociale.

Inkurajimi i përfshirjes në aktivitete kulturore, sportive dhe vullnetare.

Njohja dhe mbrojtja nga praktikat diskriminuese, promovimi i barazisë.

Zhvillimi i aftësive për të përballuar sfidat psikologjike dhe kulturore të migrimit.

Pasojat ligjore, sociale dhe personale të migrimit të parregullt, si dhe alternativat e sigurta dhe ligjore.

Njohja e formave të trafikimit, identifikimi i shenjave të rrezikut dhe mekanizmat e raportimit dhe mbrojtjes.

Rreziqet ligjore dhe ekonomike, ndikimi në të drejtat e punës dhe mënyrat e sigurta për gjetjen e punësimit të rregullt.

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Sa kushton një kurs?

Çmimet e kurseve janë në varësi të llojit të tyre. Kurset 1 ditore kushtojnë nga 2000-5000 lekë. Kurset e Formimit Profesional nga 10.000-20.000 lekë. Kurset afatmesme të formimit profesional 3-4 muaj kushtojnë nga 20.000-30.000 lekë. Pagesa e kurseve të formimit profesional realizohet edhe me 2-3 pjesë përgjatë kohështrirjes së tyre.

A i bëni ju certifikimet ndërkombëtare të gjuhëve të huaja Aptis, Toefl, Ielts, Pearson?

Ne ofrojmë vetëm laboratorin e certifikuar të Pearson për certifikimin e gjuhës angleze nga Pearson. Lidhur me certifikimet e tjera ofrojmë vetëm procesin e testimit të njohurive dhe përgatitjen paraprake për to.

A ofroni ndërmjetësim për punësim apo teknika dhe metoda për tu bërë të famshëm?

Procesin e ndërmjetësimit në punësim e kemi të përqëndruar tek trajnimet orientuese dhe fuqizimi i punëkërkuesve që të mund ta gjenjë vetë veten në tregun e punës. Lidhur me teknika dhe metoda për tu bere të famshëm ofrojmë mbështetje dhe konsulencë të plotë dhe shumë profesionale mbi hapat që sipas punës, profesionit apo talentit të bëhesh i famshëm.

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj