
Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun
Në një realitet ku transferimi i dijeve, mobiliteti i profesionistëve nuk njeh më limite, si dhe në kushtet kur emigrimi ekonomik është gjithmonë e në rritje, procese si komunikimi dhe mbajtja e marrëdhënieve me publikun por dhe klientin janë thelbësore për një institucion, kompani dhe organizatë. Pikërisht në këto drejtime përqëndrohen edhe llojet e kurseve dhe trajnimeve që ofrohen në këtë njësi.
ZGJIDHNI KURSIN TUAJ
Aftësi për të folur qartë, bindshëm dhe me ndikim para audiencës.
Ndërtimi i besimit, bashkëpunimit dhe arritja e marrëveshjeve efektive.
Nivelet A1 deri B2.
A1, komunikim, përgatitje për certifikime ndërkombëtare (IELTS, TOEFL, Cambridge, etj.).
Nivelet A1 deri C1 + përgatitje për certifikimet “Goethe”, “telc”, etj.
Niveli bazë dhe komunikim profesional.
Niveli bazë dhe përgatitje për integrim.
PYETJET E SHPESHTA (FAQ)
Sa kushton një kurs?
Çmimet e kurseve janë në varësi të llojit të tyre. Kurset 1 ditore kushtojnë nga 2000-5000 lekë. Kurset e Formimit Profesional nga 10.000-20.000 lekë. Kurset afatmesme të formimit profesional 3-4 muaj kushtojnë nga 20.000-30.000 lekë. Pagesa e kurseve të formimit profesional realizohet edhe me 2-3 pjesë përgjatë kohështrirjes së tyre.
A i bëni ju certifikimet ndërkombëtare të gjuhëve të huaja Aptis, Toefl, Ielts, Pearson?
Ne ofrojmë vetëm laboratorin e certifikuar të Pearson për certifikimin e gjuhës angleze nga Pearson. Lidhur me certifikimet e tjera ofrojmë vetëm procesin e testimit të njohurive dhe përgatitjen paraprake për to.
A ofroni ndërmjetësim për punësim apo teknika dhe metoda për tu bërë të famshëm?
Procesin e ndërmjetësimit në punësim e kemi të përqëndruar tek trajnimet orientuese dhe fuqizimi i punëkërkuesve që të mund ta gjenjë vetë veten në tregun e punës. Lidhur me teknika dhe metoda për tu bere të famshëm ofrojmë mbështetje dhe konsulencë të plotë dhe shumë profesionale mbi hapat që sipas punës, profesionit apo talentit të bëhesh i famshëm.