Real Estate (Tokë dhe Ndërtesë)
Njësia “Pronat e Paluajtshme dhe menaxhimi i tyre “është e specializuar dhe e licensuar në trajnimet dhe konsulencat në fushen e vleresimit dhe menaxhimit te pronave te palujteshme. Programi ka për qëllim trajnimin e profesionistëve në procesin e vleresimit te pasurive te palujteshme, në grumbullimin dhe analizimin e te dhenave si dhe pregatitjes se pasqyrave fianciare. Është me kohëzgjatje 3 mujore plus një muaj internship, për profesionistët që duan të aftësohen në shërbimet e vleresimit te pasurive te palujteshme. Kurrikula është hartuar mbi praktikën dhe metodologjinë bashkëkohore në këtë fushë. Ky program synon të rrisë standardet e performancës së vleresimit te pasurive të palujteshme dhe të përmirësoje praktikën e vlerësusesve nëpërmjet aplikimit të metodologjive kombëtare dhe ndërkombëtare të vleresimit. Programi ka për qëllim trajnimin e profesionistëve në procesin e vleresimit të pasurive të paluajtshme, në grumbullimin dhe analizimin e të dhënave si dhe përgatitjes së pasqyrave fianciare. Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit që vlerësohen pozitivisht, pajisen me çertifikatën e Vleresuesit te Pasurive te Paluajtshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo çertifikatë do te jete kusht për regjistrimin në listën miratuar të Vlerësuesve të Pasurive të Palujteshme në bazë të ndryshimeve ligjore të propozuara.
ZGJIDHNI KURSIN TUAJ
Programi i “Vlerësues i pasurive të paluajtshme” ka për qëllim trainimin e vleresuesve te pasurive te palujteshme per ndërtesa dhe tokë truall, rritjen e kapaciteteve te tyre profesionale per ta bere kete vleresim konform kërkesave te akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, kërkesë kjo në rritje te vazhdueshme, sepse krahas shërbimit që ofrojnë institucionet përgjegjëse shtetërore, tashmë është evidente nevoja për të patur burime njerëzore të kualifikuar për vlerësues të ketyre pasurive edhe si profesioniste te lire.
PYETJET E SHPESHTA (FAQ)
Sa kushton një kurs?
Çmimet e kurseve janë në varësi të llojit të tyre. Kurset 1 ditore kushtojnë nga 2000-5000 lekë. Kurset e Formimit Profesional nga 10.000-20.000 lekë. Kurset afatmesme të formimit profesional 3-4 muaj kushtojnë nga 20.000-100.000 lekë. Pagesa e kurseve të formimit profesional realizohet edhe me 2-3 pjesë përgjatë kohështrirjes së tyre.
A njihen dhe janë të akredituara kurset dhe trajnimet tuaja?
PO..çdo program është i licensuar dhe akredituar dhe njihet si brenda ashtu edhe jashtë vendit si në institucionet publike ashtu edhe në ato private.
A merr certifikatë në fund të kursit/trajnimit?
PO, pas përfundimit të kursit/trajnimit dhe përmbushjes së të gjithë detyrimeve përkatëse të prezencës, testimeve dhe rezultatit final, pajisesh me certifikatë. Nëse zhvilloni trajnim 1-2 ditor merrni Certifikatë Pjesëmarrjeje dhe nëse zhvilloni trajnim 3 ditor deri 4 mujor pajiseni me Certifikatë Vlerësimi.
A realizohet me këste pagesa e trajnimit/kursit?
PO..realizohet me 2-3 këste përgjatë kohështrirjes. 30% para fillimit të tij; 50% përgjatë zhvillimit dhe 20% në përfundim të tij