Menaxhimi Pronës dhe Mirëmbajtja

Program i formimit professional “Menaxher i pasurive te paluajtshme “është me kohëzgjatje 1 mujore plus nje muaj internship, për individë ose shoqëri që duan të aftësohen në shërbimet e menaxhimit të pasurive të palujteshme. Kurrikula është hartuar mbi praktikën dhe metodologjinë bashkëkohore ne kete fushe. Ky program synon të rrisë standardet e performancës së menaxhimit të pasurive të palujteshme dhe të përmirësoje praktikën e sherbimeve ose investimeve të pjesshme për të ruajtur dhe përmirësuar standartet e pasurive të palujteshme. Programi ka për qëllim trajnimin e individëve dhe kompanive në procesin e menaxhimit të pasurive të palujteshme, në grumbullimin dhe analizimin e të dhënave si dhe përgatitjes së pasqyrave të thjeshta fianciare. Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit që vlerësohen pozitivisht, pajisen me certifikatën e Menaxherit të Pasurive të Paluajtshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo certifikatë do të jetë kusht për regjistrimin në listen Menaxhereve të Pasurive të Palujteshme pranë Bashkive, në bazë të ndryshimeve ligjore të propozuara.

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Sa kushton një kurs?

Çmimet e kurseve janë në varësi të llojit të tyre. Kurset 1 ditore kushtojnë nga 2000-5000 lekë. Kurset e Formimit Profesional nga 10.000-20.000 lekë. Kurset afatmesme të formimit profesional 3-4 muaj kushtojnë nga 20.000-100.000 lekë. Pagesa e kurseve të formimit profesional realizohet edhe me 2-3 pjesë përgjatë kohështrirjes së tyre.

A njihen dhe janë të akredituara kurset dhe trajnimet tuaja?

PO..çdo program është i licensuar dhe akredituar dhe njihet si brenda ashtu edhe jashtë vendit  si në institucionet publike ashtu edhe në ato private.

A merr certifikatë në fund të kursit/trajnimit?

PO, pas përfundimit të kursit/trajnimit dhe përmbushjes së të gjithë detyrimeve përkatëse të prezencës, testimeve dhe rezultatit final, pajisesh me certifikatë. Nëse zhvilloni trajnim 1-2 ditor merrni Certifikatë Pjesëmarrjeje dhe nëse zhvilloni trajnim 3 ditor deri 4 mujor pajiseni me Certifikatë Vlerësimi.

A realizohet me këste pagesa e trajnimit/kursit?

PO..realizohet me 2-3 këste përgjatë kohështrirjes. 30% para fillimit të tij; 50% përgjatë zhvillimit dhe 20% në përfundim të tij

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj