Arkitektura dhe Projektimi

Këto kurse janë kurse profesionale para-universitare ose pas-univeritare. Qëllimi kryesor i tyre është aftësimi i studentëve për t’i konceptuar, projektuar dhe optimizuar hapësirat e të gjitha llojeve. Studentët do mësojnë të lexojnë, të konceptojne dhe të formojnë një hapësire me funksione të ndryshme. Nëpërmjet përdorimit të instrumentave të ndryshëm të projektimit, si Autocad 2d dhe 3D, Bim, Rhino & Grasshopper, etj. Në kurset e arkitekturës dhe të projektimit, studenti merr aftësitë e hartimit të një skenari fizik ku zhvillohet një ngjarje, dhe dizenjimit të hapësirave formuese dhe lidhëse, materialeve, ndriçimit, mbështjellesave dhe marketimit të punës së tij nëpërmjet programeve të ndryshme kompjuterike.

ZGJIDHNI KURSIN TUAJ

Në kuadër të kërkesave të tregut të punës kombëtar dhe ndërkombëtar përdorimi i softuerëve BIM (Building Information Modelling) që nënkuptojnë inicialet e modelimit konstruktiv të informatizuar i cili mundëson krijimin e projekteve arkitektonike të detajuara në shkallë ndërtimore pavarësisht shkallës dhe funksionit të tyre. Rëndësia e softuerëve BIM, përtej faktit që shkurtojnë mbi 60 % kohëzgjatjen e procesit të projektimit arkitektonik, qëndron edhe në faktin se në shumë vende të Bashkimit Evropian BE, dokumentacioni i çfarëdo projekti arkitektonik tashmë sipas ligjeve në fuqi duhet të përfshijë edhe modelin përkatës BIM. Duke konsideruar që së shpejti edhe në tregun vendas modelet BIM do të jenë kërkesë ligjore ashtu si në vendet e BE‐së, kursi i programit të platformës Autodesk  REVIT,  ka si qëllim të formojë profesionistë në fushën e projektimit me këtë mjet i cili tashmë po gjen shumë përhapje. Duke kombinuar njohuritë praktike të komandave kryesore me realizimin e një projekti konkret në REVIT, pjesëmarrësit do të formohen me njohuritë thelbësore nga strukturimi deri në përfitimin e elementëve grafik arkitektonik

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Sa kushton një kurs?

Çmimet e kurseve janë në varësi të llojit të tyre. Kurset 1 ditore kushtojnë nga 2000-5000 lekë. Kurset e Formimit Profesional nga 10.000-20.000 lekë. Kurset afatmesme të formimit profesional 3-4 muaj kushtojnë nga 20.000-100.000 lekë. Pagesa e kurseve të formimit profesional realizohet edhe me 2-3 pjesë përgjatë kohështrirjes së tyre.

A njihen dhe janë të akredituara kurset dhe trajnimet tuaja?

PO..çdo program është i licensuar dhe akredituar dhe njihet si brenda ashtu edhe jashtë vendit  si në institucionet publike ashtu edhe në ato private.

A merr certifikatë në fund të kursit/trajnimit?

PO, pas përfundimit të kursit/trajnimit dhe përmbushjes së të gjithë detyrimeve përkatëse të prezencës, testimeve dhe rezultatit final, pajisesh me certifikatë. Nëse zhvilloni trajnim 1-2 ditor merrni Certifikatë Pjesëmarrjeje dhe nëse zhvilloni trajnim 3 ditor deri 4 mujor pajiseni me Certifikatë Vlerësimi.

A realizohet me këste pagesa e trajnimit/kursit?

PO..realizohet me 2-3 këste përgjatë kohështrirjes. 30% para fillimit të tij; 50% përgjatë zhvillimit dhe 20% në përfundim të tij

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj